Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur respektin e saj për Policinë e Kosovës dhe ka nderuar zyrtarin policor Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023.
“Bashkohemi me Kosovën në nderimin e zyrtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit të Banjskës në shtator 2023”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.
Ambasada amerikane ka përsëritur gjithashtu thirrjen që autorët e sulmit të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre.
Afrim Bunjaku mbetet i nderuar si dëshmor i Policisë së Kosovës.



