Ndeshja ishte e luftuar dhe me shumë tension, ndërsa të dyja skuadrat patën momente të mira për të zhbllokuar rezultatin. Por kur dukej se gjithçka do të përfundonte pa gola, erdhi momenti që shpërtheu gjithë Prishtinën.

⏱️ Minuta e 83-të – VEDAT MURIQI!

Sulmuesi kosovar u shfaq në vendin e duhur dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Kosovës avantazhin dhe njëkohësisht duke ndezur festën në “Fadil Vokrri”. Goli u konfirmua edhe pas rishikimit nga VAR.

REKLAMË

🇽🇰 KOSOVË 1–0 IRLANDË 🇮🇪

Deri në vërshëllimën e fundit, “Dardanët” e ruajtën epërsinë me shumë përkushtim dhe siguruan tri pikë të mëdha në ndeshjen hapëse të Ligës B.

Fitorja merr edhe më shumë peshë pasi kjo ishte përballja e parë konkurruese mes Kosovës dhe Republikës së Irlandës.

Sonte nuk fitoi vetëm Kosova në fushë. Sonte fitoi zemra e “Dardanëve”! ❤️

Muriqi shënoi. “Fadil Vokrri” shpërtheu. Kosova feston! 🔥